Takim koordinues në QMK për parandalimin e zjarreve pyjore në ambiente të hapura

Sot në Qendrën për Menaxhim me Kriza u mbajt një takim koordinativ me subjektet e sistemit për menaxhim me kriza, kushtuar paralajmërimit të hershëm dhe parandalimit të zjarreve në hapësira të hapura dhe zjarreve pyjore.

 

Në takim, drejtori i QMK-së, z. Muhamet Ali, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve kompetente, diskutoi për gjendjet aktuale, masat parandaluese të ndërmarra dhe aktivitetet që lidhen me menaxhimin e rreziqeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.

Në fokus të diskutimit ishin kapacitetet njerëzore dhe teknike në dispozicion, si dhe nevoja për një reagim të shpejtë, në kohë dhe të koordinuar në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT