Saturday, July 27, 2024
spot_img

Takimi i liderëve të mëparshëm të LSDM-së: Lideri i ri të zgjidhet pa favorizim!

Në takimin me Dimitar Kovaçevskin, sipas informacioneve të “Focus”, kanë marrë pjesë Zoran Zaev, Radmila Shekerinska, Vllado Buçkovski, por jo edhe Branko Cërvenkovski, i cili dikur e ka ngrirë anëtarësimin në parti.

Kryetari i dorëhequr i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur takim me ish-kryetarët e partive, ku kanë biseduar për proceset brenda partisë pas disfatës së partisë në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, mëson “Focus”.

Sipas informacioneve tona, në takimin me Kovaçevskin kanë marrë pjesë Zoran Zaev, Radmila Shekerinska, Vllado Buçkovski , por jo edhe Branko Cërvenkovski , i cili siç dihet e ka ngrirë anëtarësimin në parti pas intervistës së Zaevit për BGNES.

– Reklamat –

Një nga pjesëmarrësit konfirmoi jozyrtarisht takimin, duke theksuar se është bërë një diskutim konstruktiv në drejtim që procedurat e përzgjedhjes së brendshme partiake për lidershipin e ri të kryhen me efikasitet në një atmosferë të drejtë, pa favorizuar asnjë kandidat të mundshëm.

– Konkluzioni ishte që të mos përsëritej situata nga zgjedhjet e fundit të brendshme partiake, kur lideri i atëhershëm kishte një favorit të qartë që u zgjodh përfundimisht president. Të gjithë kandidatët duhet të kenë mundësinë për konkurrencë të ndershme – thotë bashkëbiseduesi ynë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT