Takimi Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar në RMV, shtyllë për integrimin dhe bashkëpunimin rajonal

SHKUP – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Shkup, është pritur në një takim nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në qendër të diskutimit ishin projektet konkrete ndërshtetërore dhe roli kyç i shqiptarëve në stabilitetin e rajonit.

 

Partneriteti dhe projektet konkrete

Spiropali dhe Mickoski vlerësuan frymën e hapur të dialogut, duke vënë theksin te nevoja për rezultate që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Partneriteti ndërinstitucional pritet të intensifikohet në fushat e infrastrukturës, ekonomisë dhe sigurisë.

Shqiptarët si faktor shtetformues

Një pikë kyçe e mesazhit të Spiropalit ishte pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ajo rikonfirmoi se roli i tyre kalon përtej një komuniteti të thjeshtë, duke u pozicionuar si motori kryesor i rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

“Faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese,” u shpreh Spiropali.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT