Thursday, May 2, 2024
spot_img

Taravari: ASH-ja do t’i bashkohet opozitës shqiptare për ta sjellur Ndryshimin e sigurt!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në “Facebook” dha qëndrimin e tij se si ASH-ja duhet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

 

Kreu i ASH-së thotë se qëndrimi i tij vjen pas konsultimeve dhe sugjerimeve nga anëtarë të ASH-së, përkrahës, dashamirë dhe se ka zgjedhur të dëgjojë zërin e popullit.

 

 

“Qytetari po kërkon ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj ndryshimi i Madh dhe i shumëpritur”, deklaron kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

 

 

Sipas tij, ndryshimi asnjëherë nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm dhe askush nuk ka kredibilitet më të madh se ASH-ja për ta sjellur këtë ndryshim.

 

 

“Ne jemi në rrugën tonë, jemi në rrugën e trasuar nga Arben Xhaferi. Kjo rrugë do të na çojë aty ku përkasim, në familjen e madhe evropiane, gjithnjë duke kultivuar aleancën tonë të përhershme me SHBA dhe NATO me të cilët ndajme të njejtin vizion dhe të njëjtat vlera. Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend”, shprehet kryetari Taravari.

 

 

Në fund Taravari thekson janë të ralla rastet ku të jepet mundësia ta shkruash, ndërsa mundësinë, siç thotë ai, ndodhet para nesh dhe se ne duhet ta shkruajmë historinë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT