Saturday, April 20, 2024
spot_img

Taravari: Jam i bindur se me 8 maj do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët, VLEN është mrekullia

Kryetari i ASH-së dhe kandidati i “VLEN” për president Arben Taravari, sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan në Shqipëri, tha se opozita e bashkuar shqiptare i fiton bindshëm me 8 maj.

“Nga viti 2011 shqiptarët më shumë votojnë për partitë opozitare se sa për BDI-në. Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 2016, 2020, por partitë shqiptare të opozitës nuk bashkoheshin. Sot ndodh mrekullia, dhe jemi të bashkuar. Dhe e them me bindje se tani do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët”, tha mes tjerash Taravari.

Sipas Taravarit, koalicioni VLEN është mrekullia e këtyre zgjedhjeve te shqiptarët në RMV.

Duke folur për kandidaturën për president, Taravari tha se lideri i BDI-së nuk e ka pranuar ofertën e tij që dilet me një kandidat të përbashkët shqiptarë.

“BDI nga viti 2014-të nuk ka pasur kandidatin e saj për president, por ka mbështetur kandidatët maqedonas. Nëse do ta kishim një kandidat do të futeshim me siguri në rrethin e dytë”, tha Taravari, duke shtuar se edhe tani beson se ai mund të futet në rrethin e dytë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT