Sunday, April 28, 2024
spot_img

Taravari: Kushtetuta është gjenerator i krizave në Maqedoni, duhet të mendojmë për Kushtetutë të re

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati i koalicionit VLEN për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari në paraqitjet e fundit në media thotë se kanë nisur debat mbarëpopullor ndërmjet dy etnive më të mëdha në Maqedoni, për një Kushtetutë të re.

“Kushtetuta të cilën Arbën Xhaferi e thoshte se është gjenerator i krizës në Maqedoni, e kanë votuar vetëm maqedonasit në vitin 1991 dhe shqiptarët nuk e kanë votuar dhe kanë abstenuar. Mendoj se bashkë me bashkëqytetarët tanë maqedonas dalë nga dalë duhet t’i hapim disa çështje”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, Kushtetuta e re duhet të jetë reflektim i realitetit të popullatës të demografisë.

“Kushtetuta duhet të jetë reflektim i realitetit të popullatës të demografisë në mënyrë që të jetë më funksionale dhe çdo qytetar i Maqedonisë, pavarësisht etnisë, ta ndjen atë shtet sikur të vetin. Kështu ekziston segregimi dhe ne duhet ta mendojmë seriozisht dhe ta hapim debatin për ndryshimet kushtetuese, jo vetëm për futjen e bullgarëve, por presidenti Pendarovski tha para disa muajsh se nuk është keq që ne të mendojmë për një Kushtetutë të re”, tha Taravari.

https://wetransfer.com/downloads/b6b999b37943d0b2ee90b3b693ed6d3b20240315131316/44a139

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT