Monday, May 20, 2024
spot_img

Taravari në takim me OEMVP-në: Fokus i veçantë zhvillimi ekonomik

Kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN, në kuadër të fushatës presidenciale dhe parlamentare sot kishte takim me Odën Ekonomikë të Maqedonisë Veri-Perëndimore ku u bisedua për zhvillimin ekonomik, ruajtjen e fuqisë punëtore dhe klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbron bizneset në vend dhe kujdeset për promovimin e bizneseve tona në vend dhe botë, ndërsa kërkesat e saja ndaj kandidatit për president, Arben Taravarit dhe koalicionit VLEN ishin rritja e pagës minimale në 30 mijë denarë, kurse qeveria t’i zvogëlojë kontributet për 32%, të zgjidhet problemi me emigrimin, ekonomia e zezë, korrupsioni si dhe sundimi i së drejtës.

“Biseduam për zhvillimin ekonomik, për vizionin e Odës për fuqinë punëtore që mungon në Maqedoni. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka edhe manifest ekonomik që na u dha para disa javësh dhe ne kemi përfshirë disa pika në programin tonë. Në programin tim, theks të veçantë kanë inovacioni dhe energjetike si dhe arritja e një marrëveshje konsensuale mes partive politike që do ta kishte nisur presidenti i shtetit me mbështetjen e të gjithëve për zhvillimin ekonomik të shtetit”, tha Taravari.

Në takim po ashtu këmbyen ide në lidhje me programin parlamentar të koalicionit VLEN, ku fokusi do jetë në përmirësimin e klimës së biznesit, ruajtjen e fuqisë sonë punëtore, uljen e kostos së punës, forcimi e zonave të lira ekonomike, zhvillimi i turizmit, i bujqësisë, dhe të tjera.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT