Taravari: Nënshkruan marrëveshje kolektive me mjekët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një intervistë për TV24, ka folur rreth spaicalizantëve privatë dhe marrëveshjes kolektive me mjekët. Ministri Taravari tha se për atë këto dy çështje kanë qenë prioritet i tij i parë kur ka marrë detyrën.

“Gjatë vitit 2017 kam qenë 100 ditë ministër i Shëndetësisë dhe atëherë specializantët privat ishin deri tek unë që dëshironin të punësoheshin dhe që atëherë ai problem është zvarritur dhe tani e zgjidhëm. Njëjtë në vitin 2017, sindikatat ishin deri tek unë dhe kanë kërkuar marrëveshje kolektive t’ju nënshkruhet, por atëherë nuk munda ta kryej për 100 ditë, kaluan edhe shtatë vjet, për ta nënshkruar tani para Vitit të Ri dhe pagat e tyre tani nga një nëntori i vitit të kaluar janë rritur”, tha Taravari.

Ministri Taravari, tha se më së shumti pagat janë rritur ndaj infermiereve me rreth 18 për qind dhe mjekëve me katër për qind. Ai bëri të ditur se edhe gjatë muajit maj apo qershor do të ketë një rritje tjetër nga 5-8 për qind.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights