Monday, May 20, 2024
spot_img

Taravari për lajmin e Top Channel: Ky lajm është i rremë

Arben Taravari nga VLEN, ka reaguar para pak çastesh për lajmin e publikuar sot në Top Channel me titull “Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, zbulohet takimi i fshehtë Ahmeti- Taravari. Kreu i BDI-së ofertë për…”, për të cilin ka thënë se nuk është e vërtetë që janë takuar, dhe se ky është lajm i rremë, shkruan Alsat.

 

“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qënkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.

Jo, nuk është e vërtetë.
Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen.
Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit!
Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë”.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT