Negociatat e grupeve punuese ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe “VLEN”, sipas njoftimeve do të vazhdojnë nesër për të finalizuar programin qeveritar, ndërsa deri të premten pritet që të merren vesh për zgjidhjet kadrore. Ndërkohë ditën e mërkurë do të ketë rivotim në shtatë qendra votimi në njësinë zgjedhore 5 dhe 6 për të parë shpërndarjen përfundimtare të forcave në Kuvend.