Saturday, April 27, 2024
spot_img

Taravari përmend 4 shtyllat kryesore të planprogramit të tij për president shteti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në emisionin “On Time” në TV Koha foli për kandidimin e tij për president të shtetit.

Kreu i ASH-së shprehet se sipas anketave të bëra, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë për shkak se edhe demografia e Maqedonisë së Veriut e dëshmon këtë.

“Në bazë të anketave që i kemi bërë, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë. Çdokund e kam sqaruar demografinë e Maqedonisë, dhe sipas statistikave dhe regjistrimit të fundit të popullatës, 54% janë maqedonas, rreth 31% janë shqiptar dhe 15% janë etni tjera. Targeti ynë kryesor natyrisht janë shqiptarët dhe aty do të pretendojmë sa më shumë vota, por fushata jonë do të targetojë edhe vota të etnive tjera pakicë, si turqit, romët, boshnjakët, vllehët por po ashtu do të targetojmë edhe vota nga maqedonasit”, tha Taravari duke shtuar se me fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale do të ketë impakt në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 8 maj.

Në lidhje me planprogramin e tij, Taravari tha se planprogrami i tij bazohet në 4 shtylla.

“Pika kryesore do të jetë rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut, pika e dytë do të jetë ndryshimet kushtetuese dhe këtë e kemi thënë se janë të rëndësishme ndryshimet kushtetuese dhe të futet pakica bullgare në Kushtetutë, ndërsa kjo do të jetë pikë pa kompromis në negociatat e ardhshme për formimin e Qeverisë dhe tërheqja e 20% për gjuhën shqipe. Gjithashtu do të insistojmë që presidenti të zgjidhet në Parlament. Shtylla e tretë do të jetë shteti i së drejtës dhe shtylla e katërt është bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal”, tha Taravari.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT