Thursday, May 2, 2024
spot_img

Taravari: Unë besoj. Kjo është Dita e Duhur Për T’ia Filluar

Qytetarë të gjithë Maqedonisë së Veriut,

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Me propozim të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe mbështetjen e Lëvizjes Evropiane për Ndryshim, sot para jush prezantohem si kandidat për President të vendit.

 

Është privilegj të kem besimin e kaq shumë faktorëve.

 

Është Përgjegjësi të jem i zgjedhuri dhe i besuari i tyre.

 

Është mision të jem zëri juaj.

 

Kur unë jam diplomuar si mjek, jam betuar para Urdhrit të Hipokratit dhe për mua pjesa më e rëndësishme e betimit ka qënë kur thashë se Premtoj Solemnisht se Jetën Time do ta vë në Shërbim të Humanitetit.

 

Ky premtim më ka ndjekur në çdo vit dhe ditë të punës sime dhe Qoftë ky Premtim motivi im në këtë garë!

 

Ne kemi mundësinë që diversitetin e vendit tonë ta shndërrojmë në artin e bashkëjetesês dhe harmonisë.

 

Me respekt reciprok do të mund të kthehemi në ëndrrën që të gjithë mund ta kemi dhe ta  realizojmë.

 

Unë besoj. Kjo është Dita e Duhur Për T’ia Filluar.

 

Duke ju kthyer betimit tim kur mora titullin mjek, u zotova se në ushtrimin e profesionit tim nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore e askujt. Këto fjalë dua që t’i mbani mend mirë sepse shprehin thelbin e kuptimit tim edhe për detyrën që një President duhet të ketë ndaj njerëzve të shtetit të tij.

 

Jam i sigurt në përkrahjen tuaj.

 

Pres me respekt votën e çdonjërit prej jush.

 

Vendit i ka ardhur koha që të ketë një President Shqiptar, jo teknikisht por realisht.

 

Uroj sukses për çdo kandidat dhe Qoftë kjo fushatë një histori frymëzimi, Europianizmi dhe Triumfi!

 

Ndryshimi Ka Nis dhe kjo tashmë shihet!

 

Faleminderit!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT