Shpenzimet e familjeve në Bashkimin Evropian u rritën për 1,5% në vitin 2024, thuajse katër herë më shumë se në 2023, kur rritja ishte 0,4%. Sipas Eurostat, shpenzimet më të mëdha u regjistruan për “informacion dhe komunikim” me 5,7%, ndërsa “rekreacioni, sporti dhe kultura” dhe transporti u rritën për rreth 3%.
Shpenzimet për restorante dhe akomodim regjistruan një rritje modeste prej 1,6%, një ngadalësim krahasuar me rritjen prej gati 5% në vitin e mëparshëm. Nga ana tjetër, të ardhurat për alkool, duhan dhe drogë ranë për 2,2%, ndërsa për veshje dhe këpucë u ulën 0,6%.
Sipas definicionit të BE-së, “shpenzimet për konsum final të familjeve” përfshijnë të gjitha blerjet e familjeve për produkte dhe shërbime, duke dhënë një panoramë të qartë të ndryshimeve në modelin e shpenzimeve në Europë.

