Sot, Partia Demokratike Shqiptare mirëpriti një grup të rinjsh që u anëtarësuan në radhët e saj. Koordinatori për organizimin e strukturave, z.Imer Aliu, u nda kartelat e anëtarësimit, duke e konsideruar këtë hap si një përforcim të strukturave të partisë dhe një nxitje për angazhimin e gjeneratës së re në politikë.
Në një vend ku mungesa e perspektivës, korrupsioni dhe premtimet e pambajtura kanë shtyrë mijëra të rinj drejt emigrimit, ky grup i ri ka zgjedhur të qëndrojë dhe të angazhohet për ndryshim. Përmes anëtarësimit të tyre, PDSH-ja thekson se rinia po dërgon një mesazh: nuk pranon të heshtë përballë sfidave të politikës vendore.
Partia ka bërë të ditur se interesimi i të rinjve për t’u anëtarësuar ka shënuar rritje dhe se procesi i pranimit vazhdon. Të rinjtë që dëshirojnë të bashkohen mund të plotësojnë formularin e anëtarësimit.

