Teherani i prerë: Nuk ka hapje të Ngushticës së Hormuzit për një armëpushim të përkohshëm

Irani ka hedhur poshtë mundësinë e rihapjes së Ngushticës strategjike të Hormuzit në këmbim të një “armëpushimi të përkohshëm”, duke bërë të qartë se nuk do të pranojë presione me afate kohore nga Uashingtoni.

 

Skepticizmi ndaj SHBA-së

Një zyrtar i lartë iranian deklaroi për Reuters se Teherani beson se Shtetet e Bashkuara nuk janë vërtet të gatshme për një paqe të qëndrueshme. Edhe pse konfirmoi se kanë marrë propozimet për një armëpushim të menjëhershëm, ai theksoi se Irani nuk do të nitohet në marrjen e një vendimi nën diktatin e afateve.

Plani i Pakistanit në udhëkryq

Propozimi i hartuar nga Pakistani parashikon një qasje me dy faza:

  1. Faza e parë: Armëpushim i menjëhershëm dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit.

  2. Faza e dytë: Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes.

Megjithatë, raportimet e mëparshme për një armëpushim potencial 45-ditor, të publikuara nga portali Axios, duket se po hasin në rezistencën e Teheranit. Irani kërkon garanci për një fund të përhershëm të luftës dhe jo thjesht një pauzë taktike që do t’i jepte kohë palës tjetër.

Pse është kyç Hormuzi?

Ngushtica e Hormuzit është pika më kritike e transportit të naftës në botë. Mbyllja e saj ka shkaktuar tashmë dyfishimin e çmimeve të karburanteve globalisht, duke i dhënë Iranit një “kartë” të fortë presioni në negociatat me fuqitë ndërkombëtare. Për momentin, Teherani duket i vendosur ta mbajë këtë portë të mbyllur derisa të sigurojë një marrëveshje që i garanton siguri afatgjatë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT