Tërheqja e Ahmetit? Portalet në Maqedoni raportojnë mundësinë e largimit nga politika

Sipas informacioneve të publikuara nga portalet FOL.mk dhe Gjurme.info, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, po e shqyrton mundësinë e tërheqjes nga politika.

Burime të brendshme të BDI-së kanë konfirmuar se ai ka diskutuar këtë vendim me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe është konsultuar edhe me partnerë nga Shqipëria dhe Kosova.

Megjithatë, Ahmeti ende nuk ka bërë një deklaratë publike në lidhje me këtë çështje. Sipas këtyre burimeve, ai pritet të bëjë publike vendimin e tij pas rrethit të dytë të zgjedhjeve, për të mos ndikuar në rezultatet e kandidatëve të Aleancës për Shqiptarët (AKI), të cilët garojnë në balotazh.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com