Në një tubim madhështor në lagjen Teteks 1, anëtari i Koalicionit VLEN, Bergin Islami, njoftoi se qytetarët e kësaj lagjeje treguan mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazëm për ndryshimin.
Tubimi u zhvillua në një atmosferë të mbushur me energji, dashuri dhe vendosmëri për të vazhduar rrugën e zhvillimit të Tetovës, duke përforcuar mesazhin e bashkimit dhe vizionit të përbashkët si forca kryesore e komunitetit.
“Faleminderim i sinqertë për të gjithë banorët e Teteks 1 që treguan se bashkimi dhe vizioni i përbashkët janë forca jonë më e madhe,” u shpreh Islami.
Tubimi u cilësua si një dëshmi e mbështetjes së qytetarëve për ekipin e VLEN-it dhe për kandidatin për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami.