Kujdesi për të moshuarit mbetet prioritet i politikës sociale në Tetovë. Kryetari i komunës, Bilall Kasami, gjatë një takimi me anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve, theksoi arritjet e mandatit të parë dhe planet për mandatin e dytë.
Ai theksoi se gjatë mandatit të parë, pensionet janë rritur për 7.000 denarë brenda vetëm 15 muajve – një rritje historike në qytet. Po ashtu, Komuna ka mbështetur projekte të ndryshme për pensionistët, duke promovuar respekt dhe dinjitet për të gjithë qytetarët.
Në mandatin e dytë, përmes programit “Një Zë për Tetovën”, Komuna planifikon të realizojë:
-
Ndërtimin e Shtëpisë së të Moshuarve
-
Hapjen e Qendrës Ditore për Plakje Aktive
-
Shërbimin “Ndihmë dhe kujdes në shtëpi”
-
Asistentë personalë për personat me nevoja të veçanta
-
Transport publik falas për të gjithë qytetarët
Kasami deklaroi se Tetova synon të jetë një qytet që kujdeset për çdo qytetar, pa dallim moshe, etnie apo statusi social.