Tetova me investim 96 milionësh në kanalizimin atmosferik – Kasami: “Koha e stagnimit ka kaluar”

Projekti parashikon ndërtimin e gati 5 kilometrave rrjet kanalizimi atmosferik, i shpërndarë në disa zona të Tetovës:

  • Nga Lagjja Jashtë Vardarit dhe kompleksi Teteks deri në Bllokun Urban nr.59, do të ndërtohen 2,5 kilometra kanalizim, me një investim prej rreth 52 milionë denarësh.

  • bulevardin VS Bato, do të ndërtohen 1.150 metra rrjet kanalizimi, me një kosto mbi 25 milionë denarë.

  • lagjen Dardania, do të realizohen 950 metra kanalizim atmosferik, me vlerë 19,5 milionë denarë.

Qëllimi: infrastrukturë moderne për Tetovën

Sipas kryetarit Kasami, ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, pasi do të ulë rrezikun nga përmbytjet dhe do të krijojë një infrastrukturë moderne për qytetin.

Ky investim është dëshmi se Tetova po transformohet. Koha e stagnimit ka kaluar dhe ne po hapim një kapitull të ri për qytetin. Ky është vetëm fillimi. Kapitulli i dytë do të jetë edhe më i madh, edhe më i fuqishëm”, tha Kasami gjatë prezantimit.

Transformimi i Tetovës vazhdon

Komuna e Tetovës thekson se investimet në infrastrukturë do të kenë vazhdimësi edhe në projekte të tjera të rëndësishme, ndërsa ky projekt i kanalizimit atmosferik shihet si një prej hallkave kryesore në zhvillimin urban të qytetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com