TETOVË – Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen në rrugën “Dereboj”, ku po realizohen tre projekte paralele infrastrukturore me rëndësi jetike për banorët e lagjes “Dardania”.
Pas një periudhe të gjatë neglizhence nga udhëheqësit e kaluar, kjo lagje po përfiton nga një investim i integruar që përfshin:
-
Rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe rrjetit të kanalizimit atmosferik.
-
Instalimin e ujësjellësit të ri (F/90) në një gjatësi prej 500 metrash.
-
Lidhjen teknike (bypass) midis linjës së vjetër dhe asaj të re, për të siguruar stabilitet dhe për të reduktuar humbjet e ujit.
Gjatë vizitës në terren, zëvendëskryetari Qamili theksoi se ky projekt synon zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. Komuna e Tetovës mbetet e angazhuar për të ndërhyrë me investime në çdo lagje dhe vendbanim, duke prioritetizuar nevojat e qytetarëve.


