Tetova nikoqire e Mbledhjes së Komunave Turke në botë!
Nder dhe kënaqësi që sot në Tetovë, mirëprita delegacionin e Unionit të Komunave Turke në Botë duke i dhënë kështu qytetit tonë një vlerë dhe një vend të rëndësishëm në mesin e këtyre komunave.
Pjesëmarrja jonë në këtë Union është një rast për ta ngritur zërin e Tetovës në arenën ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet me të gjitha komunat pjesëmarrëse, duke ndarë përvojat tona dhe duke mësuar nga njëri-tjetri.
Në këtë takim diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme dhe forcimin e lidhjeve tona historike e kulturore dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve tanë. Besoj dhe jemi të bindur se Tetova do të ketë mundësi të reja për zhvillim, përmes projekteve të përbashkëta si rekonstruimi i Sahat Kullës dhe projekteve tjera në arsim dhe kulturë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit tone. Ne jemi këtu sot për të ndarë jo vetëm ide dhe projekte, por edhe për të forcuar një aleancë që do t’i shërbejë të mirës së përbashkët të qytetarëve tanë. Tetova mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështje dhe është e gatshme të jetë pjesë aktive e çdo iniciative që sjell zhvillim, përparim dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Falënderojë kryetarët e komunave turke në botë që e bënë Tetovën pjesë të këtij rrugëtimi kaq të rëndësishëm dhe që na nderuan me praninë e tyre.