Tetovë – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, vizitoi banorët e lagjeve Gam Gam dhe Sahat Mëhallë, ku bisedoi mbi transformimin e qytetit që nisi gjatë mandatit të tij të parë. Ai theksoi se qyteti ishte gjetur “i zymtë, i vjedhur, i rrënuar e i rraskapitur”, ndërsa ndryshimin e filluan pikërisht në këto lagje.
Rruga Strasho Pinxhur, projekti i parë infrastrukturor në fillim të mandatit, është një shembull i parë i transformimit. Ndërsa kalldërmat e Rrugës së Butiqeve, që ia kthyen shpirtin dhe gjallërinë qytetit, përfaqësojnë një udhëheqje me dashuri për të bukurën, kulturën dhe trashëgiminë.
“Kudo që shkojmë ndjehet entuziazmi i fortë për të vazhduar transformimin e Tetovës me Kapitullin e Dytë të zhvillimit. Tet❤️va s’ndalet!”, tha Kasami.

