Tirana pret Samitin për planin e rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”

Tirana do të bëhet nesër qendra e agjendës europiane për Ballkanin Perëndimor, me mbajtjen e Samitit “Rruga jonë drejt BE-së” në Pallatin e Brigadave. Liderët e rajonit do të diskutojnë së bashku me eurokomisaren për zgjerimin, Marta Kos, mënyrat për të hapur gradualisht dyert e tregut të vetëm të BE-së para anëtarësimit formal.

Plani për rritje, i miratuar në nëntor 2023, parashikon deri në 6 miliardë euro për periudhën 2024–2027, duke përfshirë 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi të favorshme, të lidhura me zbatimin e reformave. Ai synon t’u japë vendeve të rajonit akses gradual në tregun e vetëm, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, SEPA-pagueshmërinë dhe sistemet energjetike më të lidhura.

Samiti shërben si një test për vendet si Maqedonia e Veriut, për të parë sa shpejt reformat dhe raportet europiane mund të kthehen në përfitime konkrete, si eksport më i lehtë, investime të reja dhe mobilitet më i madh për qytetarët, duke treguar progresin real drejt integrimit në BE.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT