Saturday, July 27, 2024
spot_img

Toshkovski paralajmëroi rritje të pranisë së policisë në Tetovë dhe Gostivar gjatë zgjedhjeve

Ministri shton se në ndërkohë është takuar me kreun e SPB Tetovë dhe ka kërkuar që ai të veprojë sipas ligjit dhe të jetë maksimalisht i fokusuar. Ai thotë se ka marrë garanci se SPB Tetovë nuk do të keqpërdoret në zgjedhje, por shton se do të ndërmerren masa shtesë për të garantuar një proces të drejtë zgjedhor.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë (RSE), paralajmëroi për rritje të pranisë së policisë në Tetovë dhe Gostivar gjatë zgjedhjeve. Ai këtë e ka thënë duke folur për vendimin e qeverisë që nuk e ka lejuar të ndryshojë kreun e SPB Tetovë.

“Qëndrimi parimor i ministrit të Brendshëm është të kërkojë që të gjithë sektorët të jenë garantues për zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Unë nuk kam kërkuar vetëm SPB të Tetovës, kam kërkuar edhe SPB Ohër, Manastir Veles, Kumanovë dhe gjithë të tjerat. Pyetja është se pse Qeveria ka marrë një vendim të tillë, që SPB Tetovë të mos jetë pjesë e këtij procesi të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Pse Qeveria ka vendosur të shkelë Ligjin për Qeverinë, duke mos dhënë asnjë arsyetim ligjor?

tha ndër të tjera ministri i Punëve të Brendshme në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Mekanizmat e mi janë brenda dispozitave të ligjit që synojnë të mundësojnë parakushtet e duhura, të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Le ta forcojmë sa më shumë atë pjesë me policë, të kërkojmë mbështetje nga partnerët tanë ndërkombëtarë. OSBE/ODIHR shprehu shqetësim të madh për këtë fakt, se pjesa do të mbulohet intensivisht nga vëzhguesit nga ana e tyre.

thotë Toshkovski.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT