Saturday, April 27, 2024
spot_img

Trafiku ajror ndërkombëtar pothuajse u kthye në nivelet para pandemisë në vitin 2019

Gjenevë – Kërkesa mbarëbotërore për udhëtimet ajrore deri në fund të nëntorit 2023 tejkaloi 99 për qind të niveleve para pandemisë 2019, me vëllime të trafikut ajror që u rritën me 29.7 për qind vetëm në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Trafiku ajror ndërkombëtar ka shënuar rritjen më të lartë në rajonin Azi-Paqësor, me 63.8 për qind, por progres pozitiv është shënuar në të gjitha rajonet e botës.

Në Evropë, kërkesa për fluturime është rritur me 14,8 për qind krahasuar me nëntorin e 2022.

– Rimëkëmbja e shpejtë e trafikut ajror global nga pandemia e koronavirusit tregon se sa e rëndësishme është kjo mënyrë transporti për njerëzit dhe bizneset, tha Drejtori i Përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT