Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizitoi sot lagjen Cetinskë, ku po zhvillohen punime intensive për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve 142, 144, Hristo Anevski dhe M. Rajçeviq në BU 14-16.
Kasami njoftoi se rrugët po ndërtohen sipas standardeve bashkëkohore, duke zgjidhur probleme të vjetra të banorëve dhe duke i dhënë lagjes një pamje moderne.
Gjatë vizitës, kryetari bashkëbisedoi derë më derë me banorët për vizionin e tij për Tetovën dhe projektet konkrete që priten në katëvjeçarin e ardhshëm. Ai theksoi përkushtimin e banorëve për një Tetovë që zhvillohet dhe ecën përpara, duke i dhënë mbështetje numrit 7, si rrugë për realizimin e ndryshimit.