Në Ferizaj, tre fëmijë – Diar, Anik dhe Rajana Terziu – u bënë shembull i qytetarisë së mirë pasi gjetën një portofol me para dhe dokumente, të cilin e dorëzuan menjëherë në polici. Gjesti i tyre i sinqertë tërhoqi vëmendjen e institucioneve, duke u vlerësuar si një akt i pastër integriteti.
Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i priti sot në takim tre të miturit, duke i dekoruar me mirënjohje për veprimin e tyre. Osmani theksoi se sjellja e tyre përfaqëson vlerat më të mira të shoqërisë dhe është një mesazh i fuqishëm për edukimin, ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare.
Ajo u shpreh se këta fëmijë janë shembull frymëzues për të gjithë moshatarët e tyre dhe për komunitetin, duke treguar se mirësia dhe ndershmëria janë vlera që duhen kultivuar dhe nderuar.

