Friday, May 3, 2024
spot_img

Tre kryetar Komune kandidat për President shteti, dy proferoresha dhe një diplomat

– Një ditë para afatit të grumbullimit të nënshkrimeve për president të shtetit, nga partitë politike janë bërë publike kandidatët e mundshëm që do të garojnë për zgjedhjet  pesidenciale.

Nga partia në pushtet LSDM-ja, do të garoj me shefin aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, kjo është hera a tretë i Pendarovskit që do të garojë për në krye të shtetit. Konfirmimi i kandidatit nga partia e LSDM-së pritet që të bëhet me 3 Mars nga kuvendi qendror i partisë.

Ndërsa nga partia më e madhe të opozitës Maqedonase VMRO-DPMNE, kandidat për president pritet që të jetë profesoresha, Gordana Siljanovska Davkova, kandidatura për konfirmim nga partia pritet që të bëhet publike në konventën e partisë me 2 Mars. Davkova më herët garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019, ku humbi nga kundër kandidati i LSDM-së.

Ndërsa te partia më e madhe shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, kandidat për president zgjodhi që të garoj me shefin aktual i diplomacisë të shtetit, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në anën tjëtër nga opozita shqiptare, kandidat për president do të jëtë kryetari Komunës së Gostivarit dhe aktualisht kryetari i partisë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Krahas këtyre, tash më në opinion dihen edhe kandidatët tjerë nga partitë tjera më të vogla.

Nga partia e Levicës kandidat për president do të jetë profesoresha Universitare, Biljana Vankovska.

Kandidat tjetër vjen edhe nga partia e GROM-it, ku e ka mbështetur kryetarin e tij partiak, Stevo Jakimovski, ai për momentin ushtron detyrën e kryetarit  të Komunës së Karposhit.

Një tjetër kandidat për president është edhe kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, ai do të garoj nga radhët e Lëvizjes  ZNAM, ku i njejti është edhe kryetar i kësaj partie.

Në opinion flitet edhe emra tjerë për kandidat për president shteti. Një kandidat tjetër vjen nga Partia e Boshnjakëve, ku është propozuar kandidatja, Mersiha Smailovikj.

Afati për grrumbullimin e nënshkrimeve për kandidat për president dhe deputetë sipas afateve të Komisionit Shtetërorë Zgjedhor fillon 23 Shkurt dhe skadon më 8 Mars.

Sipas rregullores kur dorëzuesi i listës për kandidat për president nga grupi i zgjedhësve nevoiten më se paku 10.000 nënshkrime nga votuesit të regjistruar nga lista zgjedhore, ndërsa atëherë kur dorëzuesit e listës për president janë deputet, po atëhërë nevoiten më së paku 30 nënshkrime nga deputetët në Kuvend.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT