Në një atmosferë festive dhe plot entuziazëm, Treboshi priti sonte një nga tubimet më madhështore të fushatës së Koalicionit VLEN në Komunën e Zhelinës.
Kandidati për kryetar komune, Blerim Sejdiu, u mirëprit nga një numër i madh qytetarësh që, siç u tha në tubim, vulosën fitoren e madhe në këto zgjedhje.
“Treboshi sonte shkëlqeu si kurrë më parë! Çdo duartrokitje dhe çdo brohoritje mbante të njëjtin mesazh: një zë, një qëllim, një drejtim – dhe ai zë është numri 7, që do ta transformojë Treboshin,” deklaroi Sejdiu.
Ai falënderoi banorët për mbështetjen e fuqishme, duke theksuar se Treboshi ka folur qartë dhe zëri i tij do të dëgjohet në çdo cep të komunës.
Tubimi u cilësua si dëshmi e besimit që qytetarët e Zhelinës kanë tek VLEN dhe tek programi i ndryshimit e zhvillimit që përfaqëson Blerim Sejdiu.