Trudeau: Kanadaja do të vazhdojë luftën tregtare me SHBA-në

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, deklaroi se Kanadaja do të mbetet në një konflikt tregtar me Shtetet e Bashkuara në të ardhmen e afërt, duke theksuar se synimi i tij mbetet heqja e tarifave amerikane.
Kanadaja ka vendosur tarifa prej 25% mbi importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë si kundërpërgjigje ndaj masave të SHBA-së. Trudeau nënvizoi se këto masa do të qëndrojnë derisa administrata Trump të ndërpresë përplasjet tregtare.