Tuchel vlerëson Shqipërinë: “Një kundërshtar i fortë, shihemi në Kupën e Botës”

Kombëtarja shqiptare u mund në shtëpi nga Anglia, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, me rezultat 0:2 në stadiumin “Air Albania”.

Pas sfidës ka folur trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili vlerësoi kundërshtarin dhe kushtet e krijuara për zhvillimin e ndeshjes.

“Nuk ishte e lehtë, Shqipëria nuk shihet si kundërshtar i lehtë. Ata kanë një stadium të ri dhe të mirë, një skuadër cilësore dhe trajner të aftë. Nga ndeshja e fundit, ekipi ka bërë progres,” tha Tuchel.

Trajneri gjerman shtoi se ishte vendimtare shënimi i golit të parë: “Pas avantazhit, arritëm të menaxhonim ndeshjen. Ndeshjet kundër Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të vështira, ashtu siç ndodhi edhe me Serbinë.”

Tuchel përmendi gjithashtu përgatitjet e ekipit të tij: “Kemi stërvitur për t’u përgatitur për Serbinë dhe Shqipërinë. Shihemi në Kupën e Botës. Ju keni shansin tuaj, lojtarët, stadiumin dhe tifozët – vazhdoni të shtyni përpara.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com