Turqi – 1,024 futbollistë dhe qindra gjyqtarë nën hetim për baste të paligjshme

Një skandal i madh ka tronditur futbollin turk: 1,024 futbollistë po dërgohen para bordit disiplinor të futbollit profesional për pjesëmarrje në baste të paligjshme. Ndër ta, ka edhe lojtarë që garojnë në Ligën e Parë Kombëtare, ndërkohë që të gjitha ndeshjet në Ligën e Dytë dhe të Tretë janë shtyrë.

Hetimet e fundit zbuluan gjithashtu se qindra gjyqtarë turq, përfshirë disa në nivel kombëtar, kishin vendosur baste për ndeshje pavarësisht ndalimit zyrtar. Nga 571 gjyqtarë të kontrolluar, 371 rezultuan të kenë llogari bastesh dhe 152 kanë bast aktiv, sipas njoftimit zyrtar të Federatës Turke të Futbollit (TFF).

Federata thekson se po ndjek të gjitha procedurat disiplinore dhe se veprime të rrepta pritet të merren kundër të gjithë të përfshirëve, për të mbrojtur integritetin e futbollit profesional në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com