Thursday, May 2, 2024
spot_img

U mbajt mbledhje komemorative për kontribuuesen e sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci

Në nderim të veprës dhe kontributit të madh të dhënë për dekada në sport, sot u mbajt mbledhje komemorative për Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila u nda nga jeta të dielën, pas një sëmundje të rëndë.
Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, anëtare e komisionit “Femra dhe Sporti”, komisionit për kategorizimin e sportit, sportistëve dhe trajnerëve, komisionit për shpalljen e Laureatëve të Vitit etj. Ishte edhe anëtare e BE të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) dhe profesoreshë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS).
Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi, ka vlerësuar lart kontributin e Bajçinca-Brestovcit, për të cilën tha se me qëndrueshmërinë e saj, përkushtimin dhe vizionin, ajo shpërndau vlerat olimpike dhe nxitjen e barabarësisë në sport, duke u angazhuar në të drejtat e grave dhe në avancimin e tyre në fushën sportive.
Edhe ministri Hajrullah Çeku, kryetari i FHK-së, Eugen Saraqini, dekani i FEFS-it, Musa Selimi dhe rektori i UP-së, Qerim Qerimi, folën për kontributin madhor të Shqipes në sport dhe edukimin e brezave të ardhshëm, derisa emocionuese ishin edhe fjalët e djalit të saj, Gjergjit.
Pamjet dhe deklaratat: https://fb.watch/rcZGcD0XCS/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT