NPK “Sharri” Tetovë ka njoftuar qytetarët se uji nga zona nën urë tek lagja Dardnia është tërhequr plotësisht, dhe rruga tashmë është e lirë për qarkullim.
Qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve lejohet normalisht.
“Në emër të NPK ‘Sharri’ falënderojmë qytetarët për durimin dhe bashkëpunimin,” thuhet në njoftim.

