Gjatë muajit mars 2026, sistemi “Qytet i Sigurt” ka regjistruar 26.241 shkelje në zonat urbane, përfshirë 70 kalime me semafor të kuq, që paraqet një ulje prej 68.2% krahasuar me shkurtin. Numri më i madh i shkeljeve lidhet me tejkalimin e shpejtësisë – 25.230 raste.
Gjithashtu, janë shqiptuar 544 masa ndalimi për drejtim mjeti, nga të cilat 474 për tejkalim shpejtësie dhe 70 për kalim në semafor të kuq, duke shënuar një ulje prej 16.7% krahasuar me muajin e kaluar.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të siguruar rrugë më të sigurta dhe më pak aksidente.


