UNDP i dorëzon Komunës së Strugës pajisje moderne për pastrimin e rrugëve

Në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit – faza 2”, i cili realizohet në partneritet me Ambasadën e Suedisë në Shkup, Zyrën e UNDP-së dhe Komunën e Strugës, sot në vizitë në Komunën e Strugës ishte përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Gregorian. Gjatë vizitës u bë transferimi i pronësisë së pajisjeve të blera me mjete të përbashkëta në kuadër të projektit: një makinë moderne për pastrimin e rrugëve dhe një cisternë për larjen e rrugëve me kapacitet 8m².

Me këtë pajisje, ekipi i NP Komunale Strugë do të kontribuojë në përmirësimin e higjienës urbane dhe cilësisë së ajrit në qytetin tonë.

Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, dhe përfaqësuesi i përhershëm Gregorian diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Strugës dhe UNDP-së, realizimin e projekteve aktuale, si dhe mundësinë e zgjerimit të tyre në fusha të tjera.

Së shpejti është rënë dakord të realizohet blerja e një cisterne më të vogël me kapacitet 4m² për pastrimin e rrugëve më të ngushta në qytet dhe në fshatra.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT