“Unë fitoja 500 mijë euro në muaj, dhe isha ulur në një dhomë dhe kisha sulme paniku!
Ish-futbollisti francez, Jan Mwila, ka folur hapur për periudhën kur luftonte me depresionin, pavarësisht se fitonte rreth 500 mijë euro çdo muaj.
Kohët e fundit, një numër në rritje i futbollistëve po flasin hapur për ankthin dhe depresionin, i fundit që ka ndarë përvojën e tij është Jan Mwila.
“Nuk mund të them se paratë nuk të sjellin lumturi sepse të bëjnë jetën më të lehtë, por paratë nuk janë gjithçka”, thotë ish-futbollisti francez, i cili tani luan në Caen.
“Në atë kohë fitoja 500 mijë euro në muaj, në dy muaj kisha 1 milion euro në llogari. Por unë isha ulur në një dhomë, kisha depresion. Paratë nuk më ndihmonin, kisha sulme paniku, isha në ankth. Nuk munda të hipja as në aeroplan”.
“Kam provuar jogën, kam pirë pilula, natën doktori më ka bërë edhe një injeksion që të qetësohem dhe të bie në gjumë”.
Këto episode zgjatën një ose dy muaj dhe ndodhën në sezonin 2016/17, kur Jan Mwila ishte pjesë e Rubin Kazan.