Saturday, July 27, 2024
spot_img

UNT DHE FONDACIONI “AXIS” NË MËNYRË SOLEMNE NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI SI DHE LËSHUAN NË PËRDORIM BIBLIOTEKËN E RE UNIVERSITARE

Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, rektori Prof.dr. Izet Zeqiri sot nënshkroi Memorandum për Bashkëpunim si dhe lëshuan në mënyrë solemne bibliotekën universitare e investuar nga Fondacioni “AXIS” udhëhequr nga drejtori z. Rufat Sherifi, si rjedhojë e memorandum bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy institucioneve.

Qëllimi i memorandum bashkëpunimit përfshinë interesat e përbashkëta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të të dyja institucioneve për një zhvillim dhe bashkëpunim në sferën e arsimit. Bashkëpunimi në mes Universitetit “Nënë Tereza” dhe Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim “AXIS” në Shkup,  do të realizohet ndërmjet shkëmbimit të përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale, bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i koordinuar me qëllim përmirësimin e procesit edukativ-arsimor përmes doncioneve të mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme si dhe forma tjera të bashkëpunimit të cilat do ti përcaktojnë të dy institucionet.

Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri në hapjen solemne të bibliotekës falënderoi drejtorin e Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim “AXIS” z. Rufat Sherifi, për veprimet konkrete i cili mbajti fjalën e dhënë dhe ndau donacion për rinovimin total të bibliotekës sonë. Rektori Zeqiri tha se: “I gëzohem çdo suksesi që i ndodh universitetit tonë, pasi që jemi një komunitet, që shpesh ndjehemi edhe si familje, ndajmë të mirat dhe të këqijat bashkë, dhe ky objekt për ne paraqet gëzimin e dytë pas inaugurimit të objektit bazë, sepse biblioteka është ajo shtylla që i mungonte universitetit, ndërsa librat skishim ku ti vendosim.” – tha rektori Zeqiri

Rektori Zeqiri drejtuar të pranishmëve gjithashtu i’u drejtua edhe studentëve të UNT-së duke u dëshiruar që përdorimin e kësaj biblioteke dhe leximore moderne ta shfrytëzojnë në mundësitë sa më të mëdha, sepse kjo u dedikohet ardhmërisë sonë.” – potencoi rektori UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri

Drejtori i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim “AXIS” z. Rufat Sherifi në fjalën e tij para të pranishmëve tha se: “Sot shprehi gëzimin që së bashku ky projekt u finalizua në kohë rekord ku ne si fondacion aritëm të vendosim një gurë në këtë kala të madhe që po ndërtohet e cila do të jetë në shërbim të gjeneratave të ardhëshme po dhe atyre që tani më po ndjekin studimet në këtë kampus universitar.” – potencoi drejtori i fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi

Sherifi gjithashtu potencoi se jemi munduar së bashku me rektorin Zeqiri të gjejmë një projekt e cila përbërja e kësaj biblioteke do të jetë komod dhe e shfrytëzuar për të gjithë studentët për të mësuar dhe përkushtuar thellësisht në studimet e tyre.” – tha drejtori Rufat Sherifi

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof.dr. Mustafa Ibrahimi në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në emër të stafit të Bibliotekës Universitare “Nënë Tereza”, iu uroj mirëseardhje dhe i falënderoi për pjesëmarrjen në këtë manifestim të veçantë dhe të rrallë për studentët dhe stafin e UNT-së.

Profesor Ibrahimi dha një elaborim kronologjik të shkurtër për zhvillimin e Bibliotekës Universitare si ku potencoi se: “Viti 2018, për UNT-në ka qenë një vit i vështirë konsolidimi i strukturës organizative. Me themelimin e Qendrës së Botimeve Akademike dhe Sistemit Bibliotekar të Informacionit (QBASBI). Në vitin 2018, Biblioteka e UNT-së u anëtarësua në rrjetin rajonal të bibliotekave COBISS, ndërsa në në vitin 2019, Biblioteka e UNT-së u bë anëtare e plotfuqishme në Shoqatën e Bibliotekistëve të Maqedonisë së Veriut, duke marrë pjesë në Konferencën e 46 Shkencore Ndërkombëtare të Bibliotekistëve, mbajtur në Shtip.” – tha dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof.dr. Mustafa Ibrahimi

Dekani Ibrahimi gjithashtu potencoi se: “Me themelimin e Qendrës së Botimeve Akademike dhe Sistemit Bibliotekar të Informacionit (QBASBI) u botuan 20 libra akademike me logon e UNT-së, dy revista shkencore me disa numra dhe dy numra të Revistës studentore “UNTstudenti”, si dhe nënshkruam disa memorandume bashkëpunimi si me NUB “Kliment Ohridski” ku në vitin 2019 mbajtëm Promovimin e 6 librave shkencorë.” – potencoi Ibrahimi

Biblioteka dhe leximorja e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në përbërje të saj ka mbi 6000 mijë libra të botimeve nga vendi dhe jashtë për të cilat do të jenë në shërbim për të gjithë studentët që studimet e tyre i kanë fokusuar në kampusin e ri të UNT-së.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT