Thursday, May 2, 2024
spot_img

UNT FILLOI FUSHATËN PROMOVUESE ME TAKIME PUNE ME DREJTORËT E SHKOLLAVE TË MESME TË SHKUPIT

Shkup, 02.04.2024 Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup i shoqëruar nga prorektori për Shkencë dhe hulumtime, Prof. Dr. Bekim Fetaji, prorektori për Arsim dhe Çështje studentore Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, dhe prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim Doc.Dr. Bujamin Bela sot zhvilluan takime pune me drejtorët e shkollave të mesme  ‘Cvetan Dimov’ dhe ‘Arseni Jovkov’, Gani Asllani dhe Blerim Zekiri, me çka edhe startuan fushatën promovuese për maturantët e këtyre dy shkollave.

Takimet e sotme  të ekipit menaxhues të UNT-së kishin karakter njoftues dhe konsultues, dhe aty u informua me programet studimore që ofron UNT për maturantët e këtyre dy shkollave.

Në takim u vlerësua se bashkëpunimi ndërmjet UNT dhe institucioneve të shkollimit të mesëm do të krijojë kushte dhe rrethana për rritjen e interesimit të të rinjve për të studiuar fushat teknike, teknologjike dhe sociale, ndërsa drejtorët morrën zotim nga rektori Zeqiri se kabinetet dhe laboratorët e UNT-së do të jenë në dispozicion të maturantëve për të lehtësuar punën e tyre praktike.

Ky bashkëpunim realizohet në bazë të marrëveshjeve për bashkëpunim permanent mes institucioneve, të nënshkruar para dy viteve.

Pritjet e delegacionit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup ishin shumë miqësore dhe rektori Prof.dr. Izet Zeqiri me prorektorët siguruan ata se dera e UNT-së do të jetë e hapur për ta.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT