Saturday, July 27, 2024
spot_img

UNT NË BASHKËPUNIM ME OEMVP-NË DHE GJIMNAZIN ‘ZEF LUSH MARKU’ ORGANIZON TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ‘ARSIMIM PËR PUNËSIM’

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Gjimnazin ‘Zef Lush Marku’ nga Shkupi, të enjten, më 28 mars 2024, me fillim më orën 11:00 në amfiteatrin 107, organizon Tryezë të rrumbullakët me temë: ‘Arsimim për Punësim’.

 

 

Në Tryezën e rrumbullakët përfaqësuesit e akademisë dhe të komunitetit afarist do të diskutojnë lidhur me gjetjen e modaliteteve që arsimi i lartë dhe programet studimore të jenë në shërbim dhe të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Folës kryesorë do të jenë rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri, kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra dhe drejtori i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit ‘Zef Lush Marku’, z. Arben Memedi. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shumicën absolute të programeve studimore i ka defiçitare dhe të diplomuarit punësohen në kohë rekord.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT