Drejtori i NPK “Shari”, Valon Zeqiri, ka reaguar ndaj vizitës së Bajram Rexhepit dhe disa aktivistëve të tij në lagjen ku jeton. Zeqiri tha se banorët e kësaj lagjeje prej më shumë se tetë vitesh kërkojnë parking rezidencial, por kërkesa e tyre nuk u realizua as gjatë kohës kur Rexhepi ishte këshilltar.
Ai e cilësoi vizitën e Rexhepit dhe të rinjve të tij si një “autogol”, duke theksuar se lagja nuk ka nevojë për prezencë simbolike me kamera dhe fletë, por për projekte dhe investime konkrete.
Zeqiri gjithashtu e sfidoi Rexhepin që të përballet drejtpërdrejt me banorët e lagjes, e jo me aktivistë dhe materiale promovuese.
“Lagja gjithmonë e ka dhënë përgjigjen e saj dhe do ta bëjë këtë edhe më 19 tetor”, u shpreh Zeqiri, duke i bërë thirrje Bajram Rexhepit të fokusohet tek nevojat reale të komunitetit.