VanHorn: Zgjedhja e Prokurorit të ri të SPAK, kyçe për bashkëpunimin SHBA–Shqipëri

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme që priten në këtë institucion.

Në qendër të bisedës ka qenë procesi për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Posaçëm të SPAK, i cilësuar si vendimtar për ecurinë e reformës në drejtësi.

VanHorn ka theksuar se integriteti i këtij procesi është thelbësor për vijimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së të dy vendeve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT