Wednesday, May 1, 2024
spot_img

Vazhdon të zvogëlohet numri i nxënësve në bankat shkollore, këtë vitë 1300 nxënës më pak në qytetin e Tetovës

Dukuria e mbylljes së klasave në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë vazhdon të rritet, statistikat e këtij viti shkollor janë më të larta.

Krahasuar më vitin e kaluar, këtë vitë në shkollat fillore dhë të mësme janë regjistruar 1300 nxënës më pak nga viti i kaluar.

Shumica e familjeve janë në kërkim të fletëshërnguljeve bashkë me fëmijët e tyre ku shkaku siç theksojnë ata fillimisht janë çështje financiare por jo vetëm kjo, kanë të bëjnë edhe me kushtet dhe standardet më të mira për jetesë.

Milena Vuçevska, zëdhënse e Komunes Tetovës për ‘Sloboden Peçat’ thot se këtë vit shkollor në shkollat e mesme janë regjistuar 500 nxënës më pak , ndërsa në shkollat fillore rreth 800.

“Për fat të keq, trendi i rënies së numrit të nxënësve nuk e tejkalon as Komunën e Tetovës. Vitet e fundit, ka pasur më pak nxënës të regjistruar çdo vit shkollor. Për shembull, këtë vit shkollor në shkollat ​​e mesme janë regjistruar 500 nxënës më pak, në shkollat ​​fillore rreth 800. Në Komunën e Tetovës gjatë gjashtëmujorit të parë janë tërhequr 160 nxënës nga shkollat , ndërsa deri në fund të këtij viti shkollor ky numër pritet të rritet në 250. Rënia e numrit të nxënësve krijon problem edhe për stafin mësimdhënës, një numër i madh mësuesish përballen me humbjen e vendit të punës për shkak të mbylljes së paraleleve. Arsyeja kryesore për gjithë këtë është emigrimi në vendet e huaja” theksoi Vuçevska.

Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës thuhet se situata më rezik janë në shkollat e mesme.

“Me fillim e viti shkollor në Komunën e Tetovës në nivel komunal kemi mungesë, pra ata që kanë marrë fletshpërngulje janë në 160, sipas informatave të drejtorëvë të shkollave në vitin akademik 2023-2024, pritet që ky numër të rritet deri në 250” thuhet nga Komuna.

Me këtë situatë gjithashtu rrezikohen edhe profesorët që japin mësim në këta shkolla, nga statistikat e marra afërsisht 160 profesor rezikohen brenda 5 vitetve të mbesin pa punë dhe mbylljen e shumë paralele.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT