Thursday, May 2, 2024
spot_img

VDEKJA E ISH MYFTIUT TË STRUGËS H. MIQAIL EF OSMANIT, HUMBJE E NJË PERSONALITETI QË DITI TË JETOJ PËR FE E ATDHE

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e ndrimit jetë të Imamit, ligjëruesit, ish Myftiut H. Miqail ef. Osmanit. Vdekja e tij nuk është vetëm dhimbje por edhe një humbje e madhe për tē gjithë ne, Myftininë dhe Bashkësinë fetare islame.
Tërë jetën ia kushtoi Zotit, kombit dhe idealeve të Vatanit. Ishte gjithmonë në krye të detyrës. Mishëroi në mënyrë të shkëlqyeshme hyjnoren me vlerat e kësaj bote, fetaren me kombëtaren, m’u ashtu siç vepruan kolosët e mëdhenjë të kombit.
Me decenie i ngeli besnik popullit prej detyrës së imamit, ligjëruesit, mësuesi dhe humanistit, vetëm e vetëm të jetë në shërbim të Zotit dhe popullit. Organizoi jetën fetare në teritorin e Myftinisë së Strugës në cilësi të Myftiut të saj, duke mos u kursye edhe në nivele më të larta të BFI.
Ishte i gucimshëm në rastet më të vështira, në pritjen e refugjatëve nga Bosnja, të dëbuarëve nga Kosova, në luftëra dhe shumë raste tjera. Ishte i pakompromis në ate që është vlerë dhe mirësi. I qëndroi besnik idealeve të inspiruara nga Zoti i madhrishëm.
M’u për këtë duke mos e ditur se sot nuk do jetë në mesin tonë, Reisul Ulema vitin e kaluar e dekoroi me Dekoratë më të madhe në BFI – DEKORATA VEBI DIBRA, të cilën plotësisht e meritonte, sepse edhe ishte i inspiruar nga veprimtari i madhë Vebi Dibra.
Andaj, në emër të BFI e RMV dhe në emër të Reisul Ulemasë lusim të madhin Zot ta mëshirojë me xhennetin e Tij në amshueshmëru, ndërsa familjes dhe Myftinisë në krye me Myftiun Z. Adi Murtishit ngushllime të thella dhe durim të pashoq.
Zoti e mëshiroftë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT