Sunday, April 28, 2024
spot_img

Vdekja në luftë e Adelinës së vogël

NË PËRKUJTIM TË NJË VOGELUSHEJE.SI GAZETAR MË DUKET DETYRIM TË RIKUJTOJ FRAGMENTET E TRISHTA E 23 VITEVE MË PARË PËR IKJEN E NJË JETE TË NJOMË, QE IU NDALËN ËNDRRAT PËRGJITHMONË.NUK DUHEN HARRUAR KËTO FATE TË TRISHTA

DRITARET E MBYLLURA TË NJË FËMIJE

URIM SALIHU

E dhimbshme tingëllon ajo kohë e 2001-shit për familjen e Sejdi Arifit,ndërsa vitet nuk gëlltisin kujtimet për ikjen e përhershme të Adelinës – këtë engjull që shkoi në moshën kaq fëmijërore. Granatimet që kishin filluar mbi Sllatinë dhe të shtënat me të gjitha llojet e armëve të zjarrit ishin skenat e një lufte që po merrte përmasa, ndërsa vetëm një plumb I mallkuar që nuk dihet si kishte depërtuar në bodrumin e shtëpisë shkëputi frymëmarrjen e fundit të një vogëlusheje që akoma nuk I kishte 11 vjet të plota . Kanë kaluar thuajse 23 ndërsa Adelina me emrin e bukur vazhdon të mbetet diku në mendjet e gjithësecilit që jetoi atë kohë dhe poashtu në thellësitë prindore.Trishtimet për familjarët e saj bëhen akoma më të mëdha sepse vitet e mungesës janë shkatërruese.” Është një çmim i madh për mua .Nuk ka ditë që nuk më vjen ndërmend buzëqeshja e saj e trëndafiltë .Nuk mund ta harroj kurrë derisa të iki edhe unë një ditë
thotë Sejdi Arifi dhe sikur një det i tërrë dhimbjeje e përshkon ato momente.

“Iku shumë herët fizikisht,kur nuk e prisnim. Ajo shkoi në vendin e qetësisë së përjetshme bashkë me ca ëndrra që u shuan në momentet kur Adelina fliste për ardhmërinë, për jetën, dashuritë njerëzore” thotë prindi Sejdiu dhe sërish mendja e tij zhvendoset diku në thellësitë e dhimbjes së pafundme.

“Po mbushen kaq vjet që kur ajo nuk është në mesin e të gjallëve, por e kemi të vështirë të harrojmë. “ Përse gjërat shkëputen në mes dhe përse ky fat I trishtuar për ne”janë fjalët e vetme për gjithë famijen e Adelinës

Më tej është një sirtar ku prindi thotë se aty është e mbyllur ëndrra e vajzës së tij që plotësonte vendin e djalit që nuk e kishin. Në atë sirtar që nuk e hap askush, rrijnë ca fotografi të saj dhe disa poezi që ajo kishte shkruar. “ Të vdes në luftë nuk dua” . Këto vargje sikur I kishin ndjellë fatkeqësinë, sepse pikërisht lufta e mori me vete përgjithmonë.
Por, shpëtuesja e saj (dhe e te gjithëve) po vonohej, ndërkohë që vdekja po shpejtonte. Mbreti i botës vdekja, kishte arritur me 11 gusht dhe e kishte marrë me vete, duke lënë ne këtë botë vetëm kujtimin për të. Ajo ishte ndarë nga kjo botë dhe kishte marrë me vete edhe shkaktarin e vdekjes së saj: plumbin dhe sikur vazhdimisht thoshte se të jem fëmiju i fundit që përmenda luftën.
“Një ditë u ndjeva tepër I vetmuar dhe deshta për një cast të dal nga ai trishtim. Sa herë që afrohet gushti, ky muaj I tragjedisë sime të përjetshme, me kthehen ato kujtime të trishtueshme dhe unë së bashku me gjithë njerëzit tjerë të familjes, mezi mundohemi të përqendrohemi diku tjetër” vazhdon rrëfimin babai .

Adelina duhej të oshte rritut tani , me pak fat ajo do kishte fëmijët e vet por një plumb fatal këputi jetën e saj të njomë .Nuk e la gë shkonte drejt një jete tjetër dhe nuk do kishte kujtime të trishtuara për askend në këtë shtëpi.

Por vetëm disa metra larg shtëpisë së saj ajo bën gjumin e përjetshëm dhe ndodhet në një tjetër banim .

Në krahët e xhaxhait Shemsedin Arifi ,Adelina bënte frymëmarrjet e fundit, përpara se mbreti i botës t’a merrte me vete . Ajo ishte nisur drejt spitalit të improvizuar ,në një gjendje latente.

“Adelina ishte në një gjendje as e gjallë, as e vdekur, ndërkohë që qëndronte në krahët e xhaxhait të saj Shemsedin Arifit, që e donte aq shumë”, thotë Sejdiu. Ajo humbi betejën midis jetës dhe vdekjes dhe kjo e dyta u tregua aq e pamëshirshme .

Por ajo vazhdon të vallëzojë dhe të luajë lojën e fluturimit në qiell, derisa flokët e saj përthehen në diell dhe pastaj cdo gjë hesht. Për një cast të gjithë gjërat ndalen , dhe gjithçka tingëllon sikurse” kurrë më”.

Ajo u varros në fundin e verës së djegur, ndërsa lufta ishte shtrirë anekënd me hijen e saj të zezë. Vetëm ca njerëz ishin në varrim për shkaqe sigurie dhe kjo të kujtonte varrimin e Oscar Uailldit. Por trishtimi kishte prekur gjithkënd në çastet e një kohe lufte që vdekja është e afërt për të gjithë.

Adelina që të gjithë e thirrnin Niki la shumë gjëra pas,dhe ato libra të klasës së pesë që I kishte blerë parakohe. Në fletoren e saj që është mbyllur në sirtar kishte të shkruar shumë emra midis të cilëve edhe atë “ JETA”. Krejt më vonë rranë perdet e zeza që mbyllën dritaret e saj dhe bashkë me të edhe mallkimi I prindërve ndaj atyre që shuan këtë vogëlushe që sapo kishte filluar të jetonte.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT