(Video) Gjermanët “goditën” Neuerin: Ai është fajtor për humbjen e Bayernit
Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, është kritikuar nga publiku gjerman. Ai është fajtori i humbjes së bavarezëve ndaj Aston Villas (1:0) në turin e dytë, në Champions League.
Neuer ishte vetëm duke qenë Neuer një natë më parë në Birmingham, ai ishte jashtë kuadratit gjatë aksionit të Aston Villa dhe u ndëshkua për të.
Kolumbiani John Duran, teksa ishte ende në duel me Upamecan, vuri re “vrimën” e lënë nga Neuer dhe një goditje e mirë e mposhti portierin gjerman.
Bayern e pësoi për të disatën herë mungesën e seriozitetit të portierit, i cili nuk i ikë fajit, por thotë se sipas planit është vendosur pikërisht aty ku duhet të ishte.
“Të gjithë ata që i shikojnë ndeshjet tona e dinë që në përgjithësi qëndroj larg portës. Kështu luajmë ne dhe këtë e kërkon trajneri. “Ndoshta duhet të kisha qëndruar dy metra më afër portës, por nuk jam i sigurt se edhe në atë rast do të kisha arritur të arrij topin dhe të parandaloja një gol”, tha Noer.
“Goli është padyshim faji i tij”, tha ish-lojtari i Liverpool, Dietmar Hamann për Sky Sports dhe shtoi.
“Nuk e di se çfarë po bënte jashtë 16 metrave. Nuk kishte asnjë rrezik sepse Upamecano ishte ende në një duel me Duran”.
Michael Ballack gjithashtu ra dakord me Haman.
“Manu e ka fajin për golin që pësoi Bayerni”, deklaroi shkurt dhe qartë ish-nacionalisti gjerman.