Çair – Izeti Mexhiti, kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, vizitoi sot lagjen Vizbeg, ku u prit me ngrohtësi nga familja e Enver Lusjanit dhe banorët e tjerë të lagjes.
Takimi u zhvillua në një atmosferë besimi dhe entuziazmi, ku qytetarët shprehën dëshirën e zjarrtë për ndryshim dhe mbështetjen për kandidatin Mexhiti. Banorët theksuan se e vërteta dhe drejtësia janë vlera që mungojnë nga qeverisjet e mëparshme dhe se është koha për t’i dhënë fund izolimit dhe stagnimit të lagjes.
“Kjo padrejtësi nuk do të mbetet pa përgjigje. Më 19 tetor, qytetarët e Vizbegut dhe të gjithë Çairit do të dalin dhe do ta thonë fjalën e tyre. Atë ditë do të vuloset fitorja e madhe, e drejtësisë mbi padrejtësinë, e zhvillimit mbi izolimin dhe e ndershmërisë mbi mashtrimet e vjetra,” tha Izeti Mexhiti gjatë vizitës.
Ai theksoi se besimi i banorëve është mesazhi më i qartë se fitorja është e pashmangshme dhe se 19 tetori do të jetë dita e ndryshimit dhe e përparimit për Çairin.