Vizitë e Reis ul ulemasë dhe myftinjve të Tetovës dhe Gostivarit në UEJL

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të jetë adresë e rëndësishme e dialogut dhe bashkëpunimit me institucionet më të larta të vendit. Sot, UEJL pati kënaqësinë të presë Reis ul ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahun, Myftiun e Tetovës, Selver ef. Xhemailin dhe Myftiun e Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli.
Në takim me Rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i cili shoqërohej nga Këshilltarja për marrëdhënie ndërkombëtare dhe komunitet, Prof. Dr. Besa Arafi, të pranishmit uruan për mandatin e tij të ri në krye të universitetit, duke vlerësuar rolin e UEJL-së si një institucion që promovon dije, vlera dhe përparim në shoqëri.
Bisedimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në arsimin e lartë dhe u shqyrtuan mundësitë konkrete për bashkëpunim ndërinstitucional. Të dyja palët shprehën vullnetin për të ndërtuar ura të forta të partneritetit, në funksion të zhvillimit arsimor, kulturor dhe shoqëror të komunitetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com