Vizitë në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë – Prioritetet e reja për shërbime më cilësore

Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, kandidatin për kryetar komune, prof. Nexhmedin Sadiku, si dhe bashkëpunëtorë e aktivistë, zëvendëskryeministri Arben Fetai realizoi një vizitë në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë, ku u pritën nga drejtori, Evzi Isufi.

Vizita kishte për qëllim identifikimin dhe avancimin e prioriteteve që do të garantojnë ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Likovës. Mes planifikimeve të prezantuara ishin:

  • Ndryshimi i statutit të ISHP-së për mundësimin e shërbimeve specialistike.

  • Riorganizimi i sistematizimit për të hapur vende të reja pune dhe për të rritur efikasitetin.

  • Hapja e urgjencës stomatologjike, një kërkesë e kahmotshme e banorëve.

  • Aktivizimi i shërbimit të mjekut rural për vizita të rregullta në fshatrat e Malësisë.

  • Investime infrastrukturore për renovimin e hapësirave ku realizohen shërbimet mjekësore.

Fetai theksoi se qeveria mbetet e përkushtuar përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet shëndetësore dhe vetëqeverisjen lokale, me qëllim sigurimin e kushteve më cilësore për shëndetin e çdo qytetari të komunës së Likovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com