Sot, Spitali i Përgjithshëm i Dibrës pati kënaqësinë të mirëpresë Ministrin e Shëndetësisë, z. Azir Aliu, dhe Drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, z. Sasho Klekovski.
Gjatë takimit me stafin e spitalit, mysafirët u njohën nga afër me aktivitetet infrastrukturore që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe. U zhvillua vizitë në reparte të ndryshme dhe u diskutuan kërkesat dhe nevojat e spitalit.
Ministri Aliu dhe Drejtori Klekovski premtuan mbështetje të vazhdueshme në të gjitha aspektet për funksionimin e spitalit dhe përmirësimin e shërbimeve për pacientët.
Po ashtu, gjatë vizitës u realizua një aktivitet sensibilizues për Muajin Rozë, në mbështetje të shëndetit të grave dhe ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin gjinine femërore.
Me respekt,
UD Drejtor
m-r Mersim Koleci